Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar rastin e vdekjes së një gruaje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Ajo thuhet se ka vdekur mëngjesin e së hënës.
Në raportin e Policisë nuk janë dhënë detaje lidhur më dyshimet për këtë rast.
“Viktima femër kosovare ka ndërruar jetë në QKUK. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.