Janë arrestuar katër persona, të cilët duke tentuar të hyjnë me dhunë brenda në objekt në QKUK kanë sulmuar punëtorin e sigurimit.
Rastin të cilin e ka konfirmuar policia ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21 e 30 minuta.
Gjatë intervenimit dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, gjithashtu edhe dy prej të dyshuarave kanë marrë tretman mjekësor.
“Katër personat e dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, njoftoi Policia me Kosovës në raportin ditor për 24 orët e fundit.
Policia ka hapur ratë për “sulm & pengim i personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.