Site icon PrishtinaPress

Policia për zjarrin e madh në oborrin e QKUK-së: Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar

Policia ka konfirmuar se nuk raportohet për persona të lënduar nga zjarri i madh në oborrin e QKUK-së si pasojë e djegies së një barake.

Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, tha zëdhënësi i policisë rajonale të Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 15:45, është pranuar informata për një zjarr në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, tha Borovci për Gazetën Express.

Pamje nga vendi i ngjarjes mund të shihni duke klikuar KËTU.

Exit mobile version