6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Policia për shtëpinë që u dogj në lagjen e Spitalit: S’ka të lënduar

Policia ka dhënë detaje për zjarrin që ka shpërthyer në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë, në orët e hershme të mëngjesit.

Agron Borovci, zëdhënës për media, ka thënë se nuk është raportuar për persona të lënduar.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin”.

“Deri më tani nuk është raportuar për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale”.

“Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img