4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Policia: Për shkak të rritjes së sigurisë në trafik, gjatë muajit prill vetëm një rast me fatalitet

Policia e Kosovës ka informuar ka arritur rezultate pozitive në rritjen e sigurisë në trafik, pasi gjatë muajit prill ka rezultuar vetëm një rast me fatalitet. 

“Me qëllim të avancimit të sigurisë në trafik, parandalimit të aksidenteve në përgjithësi e në veçanti atyre me pasoja fatale, bazuar në objektivat strategjike, planet operacionale të dedikuara për sigurinë rrugore, Policia e Kosovës ka arritur rezultate pozitive në rritjen e sigurisë në trafik si dhe në parandalimin e aksidenteve me pasoja fatale, çka ka qenë edhe si synim primar i PK-së, ku gjatë muajit prill 2023 ka qenë vetëm një (1) aksident me fatalitet”, ka njoftuar policia.

Sipas policisë, në uljen e aksidenteve me pasoja fatale ka ndikuar realizimi i planeve operacionale, prezencës së shtuar policore në terren, angazhimit të njësiteve policore me veturat inteligjente në patrullime dhe pika kontrolli, ligjërimeve në shkolla, fushatave të ndryshme sensibilizuese me media, bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve me institucionet relevante në një formë apo tjetër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img