4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Policia për referendumin serb: Situata në Kosovë ka kaluar e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës ka njoftuar se situata në Kosovë ka qenë e qetë pavarësisht paralajmërimeve për mbajtjen e referendumit të Serbisë edhe në Kosovë.

Përmes një komunikate, Policia ka bërë të ditur se situata ka kaluar e qetë dhe pa incidente, përjashtuar mbajtja e disa tubimeve dhe marshimeve në lokacione të ndryshme, në cilësi të shprehjes së pakënaqësisë ndaj moslejimit të mbajtjes së referendumit në Kosovë.

“Referuar informacioneve lidhur me paralajmërimet se më 16 janar 2022, një referendum për ndryshime kushtetuese i planifikuar të mbahet në Serbi do të organizohet edhe në Republikën e Kosovës (RKS), Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit në bashkërendim me autoritetet kompetente, bazuar në aktet ligjore dhe rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka bërë planifikimet e saj operacionale për ruajtjen e rendit Kushtetues të RKS-së si dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në vend”, njofton Policia e Kosovës.

Policia thotë se ka pasur plan operativ në ruajtje të rendit kushtetues dhe se do të reagonte ne profesionalizëm nëse do të cënohej rendi.

“Në këtë fushëveprim Policia e Kosovës ka hartuar urdhrin operativ ku janë paraparë masat dhe veprimet e Policisë së Kosovës në funksion të ruajtjes së rendit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe garantimit të sigurisë së përgjithshme. Po ashtu janë paraparë të gjitha planifikimet dhe veprimet operacionale për menaxhim të sigurisë dhe reagim profesional në rast të cenimi të sigurisë qytetare apo rendit kushtetues në vendin tonë”.

“Policia e Kosovës është e përkushtuar në kryerjen e detyrave dhe autorizimeve të saj konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese si dhe garantimin e sigurisë së përgjithshme në vend”, thuhet në fund të njoftimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img