Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit në të gjitha rajonet e vendit kanë vendosur e zbatuar shumë Pika Kontrolli për Vetura (PKV), kështu që janë realizuar gjithsej 570 Pika Kontrolli për Vetura.
Për shkelje më të rënda në trafik, ashtu siç parashihet me ligjet në fuqi, Policia njofton se ka konfiskuar 20 patentë shoferë.
Policia edhe një herë apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që t’i zbatojnë rregullat dhe shenjat e trafikut në mënyrë që të reduktohen aksidentet rrugore./Klankosova.tv