Policia e Kosovës sërish ka bërë apel tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë më vigjilent, të respektojnë rregullat dhe procedurat që dalin nga ligji mbi komunikacionin rrugor dhe të shtojnë kujdesin maksimal gjatë vozitjes për të ruajtur jetën e vet dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.
Kjo vjen pasi aksidentit të sotëm në rrugën rajonale Prishtinë-Ferizaj, ku si pasojë kanë humbur jetën tre persona.
Sipas Policisë, rastet e humbjes së jetëve si rezultat i pakujdesisë dhe mos respektimit të ligjit të komunikacionit rrugor janë tepër shqetësuese.
Policia e Kosovës, përveç masave parandaluese njofton se masa rigoroze ndëshkuese do të ndërmerren, në bashkëpunim me autoritetet kompetente ligjore ndaj të gjithë atyre që bien në kundërshtim me rregullat dhe procedurat ligjore me të vetmin qëllim për të shmangur rastet e tilla.