Site icon PrishtinaPress

Policia: Nuk pati incident të armatosur në kufirin Kosovë- Mali i Zi

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka demantuar lajmin që ka qarkulluar në media sot lidhur me një incident në brezin kufitar Kosovë- Mali i Zi.
“Policia e Kosovës pas shkrimeve të publikuar sot nëpër disa portale dhe media lidhur me gjoja një incident të armatosur në brezin kufitar Kosovë-Mali i Zi, informon opinionin dhe mediat se raportime të tilla janë të pabazuar dhe të pavërteta.
Zyrtarët kompetent të Policisë së Republikës së Kosovës janë në nivel të kryerjes së detyrave dhe autorizimeve edhe në brezin kufitar shtetëror dhe deri në këto qaste nuk ka të raportuar apo të konfirmuar asnjë incident të tillë”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version