1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Policia nuk lejon alpinistët të vizitojnë Malet e Sharrit, as shqiptarët e as ata serbë

Policia e Kosovës ka anuluar të gjitha vizitat e alpinistëve në Malet e Sharrit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka bërë të ditur për Telegrafin se vizitat e alpinistëve nuk janë ndaluar vetëm për alpinistët nga Serbia, ashtu siç raportohej, por edhe për ata nga Kosova.

Ai u shpreh se ka pasur disa kërkesa për leje në Policinë e Kosovës, që të vizitohen këto zona, por sipas tij vendimi është marrë që të mos lejohet asnjë grup.

“Bëhet fjalë për disa kërkesa. Alpinistë nga Serbia por edhe nga Kosova kanë kërkuar tu lejohet vizita në Malet e Sharrit, por të gjitha ato vizita janë ndaluar”, tha Veseli për Telegrafin.

Nga Policia e Kosovës nuk është dhënë ndonjë shpjegim se pse ka ardhur deri tek një vendim i tillë, por ka mundësi që vizitë në Malet e Sharrit të mos lejohet as nesër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img