Të shumta janë rastet kur drejtuesit e automjeteve në Kosovë shkelin rregullat e trafikut.
E pikërisht si shkak i kësaj, gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka gjobitur shumë prej tyre.
Nga Policia është bërë e ditur se gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 2 mijë e 61 tiketa trafiku, transmeton lajmi.net.
Në të njëjtën kohë në trafik janë shkaktuar 9 aksidente me të lënduar dhe 24 të tjerë me dëme materiale.