Forca të shumta të policisë së Kosovës po kryejnë një aksion të madh në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Shkabaj të Obiliqit.
Deri më tani një person i dyshuar ka përfunduar në pranga të autoriteteve të rendit derisa bastisja në një objekt banimi po vazhdon edhe në këto qaste.
I pranishëm është edhe prokurori i rastit.