Site icon PrishtinaPress

Policia në Prishtinë deklarohet për aksidentin ku u përfshi deputetja Kurti

Sot rreth orës 17:00 ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Bedrush Çollaku” në Prishtinë.

Në këtë aksident ka qenë e përfshirë edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti.

Zëdhënësja e Policisë në Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e konfirmoi për Paparacin se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Nga ky aksident, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Exit mobile version