Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë, kërkon bashkëpunim e qytetarëve për arrestimin e Labinot Safet Zeqaj, i lindur në Deçan.
Në njoftim thuhet se Labinot Zeqaj, 1988 kërkohet për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të Narkotikëve”.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë); 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë; e-mail adresa: info@kosovopolice.com.