Site icon PrishtinaPress

Policia në Lipjan vihet në kërkim të dyshuarit për vjedhje të identitetit, ia publikon fotografinë

Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Lipjanit është vënë në kërkim të një personi të dyshuar për vjedhje të identitetit dhe pajisje të qasjes.

Policia ka publikuar edhe fotografinë e personit në fjalë, ku kërkojnë identifikimin dhe arrestimin e tij.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Lipjanit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në komunikatën e Policisë.

“I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast ‘Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes’, që është raportuar në polici me datën 08.11.2023”.

Policia thonë se çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, mund të raportohet përmes numrit 192.

Exit mobile version