3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Policia në kërkim të një personi, kërkon ndihmë nga qytetarët

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në mënyrë që të identifikojnë një person të dyshuar.

Policia ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar, duke njoftuar se ai kërkohet për disa raste të vjedhjes.

“Njësiti i hetimeve që operon në kuadër të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje në disa raste të vjedhjeve, që janë raportuar ditëve të fundit në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet “të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img