Site icon PrishtinaPress

Policia në kërkim të 38 vjeçares nga Klina, Aferdita Colaj

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejё- dega Klinë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e saj ka lëshuar një kërkesë për bashkëpinm me qytetarët.

Policia po kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e Aferdita (Zef) Colaj e lindur më 02.09.1982 nga Klina. E akuzuara është e kërkuar për veprёn penale “Mashtrim”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Exit mobile version