Policia në Gjilan njofton se gjatë javës së kaluar në vazhdën e implementimit të planeve operative, kanë shqiptuar 1 mijë e 258 gjoba.
Me anë të një kumtese për media theksohet se gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarrë aktivitete edhe në:
- Hetim i 12 aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
- Hetim i 9 aksidenteve të trafikut me të lënduar,
- Shqiptuar masa e ndalim-drejtimit të mjeteve motorike për 13 ngasës.
