Policia në Gjilan ka identifikuar një person që ka tejkaluar në vijë të plotë, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Ndaj janë ndërmarrë veprime konform ligjit për rregullat e trafikut rrugor.
Komunikata e plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, falë bashkëpunimit me mediat dhe qytetarë të cilët në E-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës kanë dërguar një foto në të cilën shihet se një vozitës duke drejtuar automjetin e tij ka tejkaluar në vijë të plotë me të cilin veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e trafikut.
Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj kundërvajtësin i cili është konstatuar se nuk posedon fare patentë shofer dhe i njëjti ka drejtuar automjetin pa pasur të drejtën e drejtimit të mjetit. Ndaj të njëjtit nga ana e zyrtarëve policor janë ndërmarrë veprime konform ligjit për rregullat e trafikut rrugor.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.