0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Policia në aksion, arreston pesë personat e kërkuar

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar pesë persona, ku të njëjtit ishin shpallur në kërkim.

Në lokacione të ndryshme, Policia e Kosovës, ka arrestuar pesë (5) persona të cilët i kishte shpallur në kërkim, raporton lajmi.net.

Në Fshatin Gllavicë të Lipjanit, dje në orën 03:55, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, Policia ka arrestuar një person mashkull dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Lipjanit.

Arrestimi tjetër ka ndodhur në Bërnicë të Epërme  të Prishtinës në ora 16:30.

Sipas Policisë, edhe ky person me urdhëresë të lëshuar nga gjykata është dërguar në Burgun e Lipjanit, raporton lajmi.net.

Një arrestim tjetër ka ndodhur në pikëkalimin kufitar në Kullë.

Sipas policisë arrestimi i personit të dyshuar është realizuar në ora 16:55 dhe se ky arrestim është bërë me urdhrin e lëshuar nga Gjykata dhe se pas arrestimit, i njëjti është dërguar në vuajte të dënimit në Burgun e Dubravës.

Po ashtu edhe në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit është arrestuar një person tjetër në ora 20:20 gjatë ditës së djeshme.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas arrestimit të këtij personi, ai është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës, raporton më tutje lajmi.net.

Nërkaq arrestimin tjetër, Policia e Kosovës e ka realizuar në Lipjan rreth orës 20:30.

Sipas Policisë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, i arrestuari është dërguar në vuajte të dënimit në Burgun e Dubravës.

Për të gjitha këto arrestime, Policia nuk ka bërë të ditur se për çfarë kanë qenë të akuzuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img