0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Policia në aksion antikontrabandë në Veri

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion kundër kontrabandës në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se operacioni është duke u zhvilluar në disa lokacione.

Sipas raportimeve në media, policia është duke hetuar pistat nga ku kontrabanda nga veriu i vendit ishte shpërndarë në vende të tjera të Kosovës.

Policia është duke u asistuar edhe nga njësitet e Doganës së Kosovës.

Një aksion tjetër i Policisë që ka të bëjë me dyshimet për ryshfet dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare është duke u zhvilluar në pikën kufitare në Vërmicë.

Aksioni i sotëm është vazhdim i aksionit të njohur si “Pika” në të cilin rreth tri javë më parë  u arrestuan 48 zyrtarë policorë të dyshuar për korrupsion.

IPK-ja përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se hetimi i sotëm përfshin edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri).

Sipas IPK-së, operacionit të sotshëm i koduar me emrin “Pika 2” i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img