Ceremonia përkujtimore ka filluar në orën 10:00, ku në shenjë nderimi, kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, zëvendësministri i MPB-së, Abdulselami Shkodra dhe u.d. Drejtori i Përgjithshëm i PK-së Naim Rexha, të shoqëruar nga menaxhmenti i lartë i PK-së, vendosën kurora me lule tek lapidari i heroit në kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.
Nga ora 11:00, delegacioni në përbërje me zëvendësministrin e MPB-së, z. Abdulselami Shkodra, u.d. Drejtorin e Përgjithshëm Rexha, menaxhmentin dhe stafin policor, pas homazheve të bëra tek varri, vizituan edhe familjen e heroit Zymeri në fshatin Dubovc të Vushtrrisë.
Me rastin e vizitës dhe nderimit të familjes Zymeri, u.d. Drejtori i Përgjithshëm Rexha, potencoi se Policia e Kosovës si gjithnjë edhe tani e tutje do t’i respektojë dhe do t’i nderojë veprat sublime të të gjithë zyrtarëve policorë të rënë në detyrë në mbrojtje të rendit dhe ligjit, e me pietet të veçantë përkujtohet heroi i Kosovës Enver Zymeri.