1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Policia ndalon pesë persona në Leposaviq, kishin hyrë ilegalisht nga Serbia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar pesë persona në Leposaviq, pasi të njëjtit kishin kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.

“Njësitet policore kanë ndaluar dy të dyshuar-a (një mashkull dhe një femër) kosovar-e, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e cekur, duke kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në njoftim.

Ndërsa në rastin tjetër, Policia njofton se ishin tre të dyshuar.

“Leposaviq 30.09.2023 – 15:20. Njësitet policore kanë ndaluar tre të dyshuar-a (dy meshkuj dhe një femër) kosovar -e, me veturën me të cilën ishin duke qarkulluar, nën dyshimin se të njëjtit ka kryer veprën e cekur, duke kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img