Policia ka ndaluar, të dielën rreth orës 19, dy shtetas serbë në Izvore të Zubin Potokut, pasi tentuan ta kalonin ilegalisht kufirin.
“Polica ka ndaluar automjetin citroen me drejtues mashkull K-Serb dhe pasagjeren femër K-serbe, të cilët dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin e Serbisë – Republika Kosovës. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./PrishtinaPress/