Site icon PrishtinaPress

Policia ndalon dy raste të kontrabandës dhe dy raste të kalimit pa autorizim në vijat kufitare

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se me 15 shtator kanë ndaluar katër raste në fshatin Bistricë.

Aty Policia kanë arritur të identifikojnë, të ndalojnë dhe më pas të iniciojnë e të trajtojnë katër raste: dy raste ’kalim i pa autorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare’ dhe dy raste ‘kontrabandim me mallra’, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Policia kufitare në veri inicion katër rastPrishtinë, më 15 shtator 202Patrullat policore të policisë kufitare të rajonit të veriut, kanë vazhduar aktivitetet dhe patrullimet në brezin kufitar për të parandaluar aktivitetet e kundërligjshme dhe krimet trans-kufitare.Më 14.09.2023, njësitet policore kufitare, në fshatin Bistricë, kanë arritur të identifikojnë, të ndalojnë dhe më pas të iniciojnë e të trajtojnë katër raste: dy raste ’kalim i pa autorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare’ dhe dy raste ‘kontrabandim me mallra’.Në rastin e parë: automjeti ngjyrë hiri me targa të Serbisë, me drejtues N.S., mashkull, serb/kosovar, dhe pasagjer B.R., serb/kosovar, dyshohet se në Kosovë kishin hyrë përmes rrugëve ilegale dhe në mënyrë të paligjshme.Në rastin e dytë: është ndaluar automjeti ngjyrë e kaltër me targa të Serbisë, me drejtues V. M., mashkull, serb/kosovar dhe pasagjer ishte S.J., serb/kosovar. Të njëjtit dyshohet se në Kosovë ishin futur përmes rrugëve ilegale dhe në mënyrë të paligjshme.Në rastin e tretë: është ndaluar automjeti ngjyrë e verdhe me targa të Serbisë, me drejtues D. M., mashkull, serb/kosovar, pas kontrollit nga ana e policisë, është vërtetuar se i njëjti ishte duke transportuar mall, të cilin dyshohet se në Kosovë e kishte futur përmes rrugëve ilegale dhe në mënyrë të paligjshme.Në rastin e katërt: është ndaluar traktori ngjyre e kuqe me rimorkio me drejtues F.M., mashkull, shqiptar/kosovar. Pas kontrollit nga ana e policisë është vërtetuar se i njëjti ishte duke transportuar mall (dru 3.90 metër kub), të cilat dyshohet se janë kontrabanduar dhe janë futur përmes rrugëve ilegale.Rastet janë iniciuar dhe janë duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Hetimeve të Drejtorisë Rajonale Kufitare-Veriu. Është njoftuar prokurori kompetent, rastet procedohen në procedurë të rregullt.

Exit mobile version