3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Policia ndal për kontroll të rinjtë që silleshin me BMW në Ferizaj, një të mitur e kapin me drogë

Pas ngjarjeve tronditëse në javën e parë të gushtit, ku tre persona mbetën të vrarë nga të shtëna me armë zjarri, e dhjetëra të tjerë u plagosën, Policia ka hartuar dhe ka filluar së zbatuari planin operativ ‘Goditja’. Kjo u bë me qëllim të shtimit të masave të sigurisë dhe operacioni po vazhdon në gjithë vendin. 

Gjatë vikendit, Sinjali mëson se kanë vazhduar kontrollet në pika të ndryshme në të gjitha qytetet, me ç’rast edhe janë konfiskuar armë e substanca narkotike.

Njëri nga këto raste u zbulua në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, ku Policia ka ndaluar një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Burimet thonë pas kontrollit, te njëri nga të dyshuarit, i moshës së mitur, Policia ka gjetur një sasi të substancës së dyshuar narkotike, të llojit marihuanë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku edhe është intervistuar, në prani të prindit lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img