Policia e Kosovës është ajo që më së shumti sfidohet nga problemet që ndodhin në Kosovë. E, kohët e fundit, kur situata në vend po vlerësohet si jo e sigurt, janë policët ata që ballafaqohen mes menaxhimit të pakënaqësive të popullit dhe pushtetit për të kryer detyrën që ju takon.
Mirëpo, siç duket, detyra për mbrojtjen e institucioneve shtetërore dhe ruajtjen e rendit po del të jetë e vështirë dhe e kritikueshme.
Megjithatë, nënkryetari i Sindikatës së Policisë, Shaban Tasholli, thotë se nuk ka më vështirë për ta se ballafaqimi me popull gjatë protestave. /Gazeta Tribuna/