1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Policia me plan operativ për Vitin e Ri, tregon angazhimet

Policia ka përgatitur urdhrin operativ “Fund Viti – 2023 dhe fillimi i 2024” ku parashihet angazhim shtesë i Policisë së Kosovës, shtim i prezencës policore në rrugë dhe ambiente të hapura, në sheshe e lokacione ku ka frekuentim të qytetarëve, ku kësisoj do të jetë i mundur parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale.

Po ashtu do të ndërmerren masa ligjore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimi i dukurive negative që shkaktojnë jo stabilitet në vend.

Policia e Kosovës ka paraparë edhe shtim të vigjilencës dhe prezencës policore në rrugë, kontrolle të rrjedhës në trafik rrugor me qëllim të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe incidenteve të mundshme në trafik, duke apeluar kështu tek të gjithë qytetarët e vendit, që të respektojnë dispozitat ligjore, shenjat e trafikut, dhe të ju përmbahen kushteve të rrugës e të mos drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit.

Policia e Kosovës ka apeluar me theks të veçantë prindërit që të jenë më të kujdesshëm dhe vigjilentë në parandalimin e përdorimit të parregullt të mjeteve piroteknike, sidomos nga fëmijët, me qëllim të shmangies së rrezikut që mund të shkaktojnë mjetet plasëse/fishekzjarrët.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës e angazhuar me plan operativ konkret që këtë fundvit festat të kalojnë qetë dhe pa incidente

Prishtinë, 31 dhjetor 2023

Policia e Kosovës sikurse viteve paraprake edhe këtë vit ka prioritet që përveç angazhimeve në detyra të zakonshme me synim të krijimit të një klime të sigurtë dhe të qetë, të shtoj aktivitetet e saj operative në terren me qëllim që nga aspekti i rendit dhe sigurisë publike festat e fund vitit të përmbyllen pa incidente dhe të ketë fillim sa më të mbarë të vitit të ri 2024.

Për menaxhimin e situatës së sigurisë gjatë kësaj periudhe PK ka përgatitur urdhrin operativ “Fund Viti – 2023 dhe fillimi i 2024” ku përmes këtij planifikimi është paraparë angazhim shtesë i Policisë së Kosovës, shtim i prezencës policore në rrugë dhe ambiente të hapura, në sheshe e lokacione ku ka frekuentim të qytetarëve, ku kësisoj do të jetë i mundur parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale.

Ndërmarrja e masave preventive policore për të siguruar që festat e fundvitit të kalojnë pa ndonjë incident, do të përfshijë edhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimi i dukurive negative që shkaktojnë jo stabilitet në vend në çfarëdo mase sa rrezikon rendin, qetësinë dhe sigurinë publike, ku ngritja e prezencës policore do të bëhet në gjithë Republikën e Kosovës, përfshirë edhe zonat sensitive posaçërisht në ato lokacione me popullatë të përzier.

Policia e Kosovës në kuadër të këtij plani, po ashtu ka paraparë edhe shtim të vigjilencës dhe prezencës policore në rrugë, kontrolle të rrjedhës në trafik rrugor me qëllim të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe incidenteve të mundshme në trafik, duke apeluar kështu tek të gjithë qytetarët e vendit, që të respektojnë dispozitat ligjore, shenjat e trafikut, dhe të ju përmbahen kushteve të rrugës e të mos drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit.

Policia e Kosovës apelon me theks të veçantë tek çdo prind që të jenë më të kujdesshëm dhe vigjilentë në parandalimin e përdorimit të parregullt të mjeteve piroteknike, sidomos nga fëmijët, me qëllim të shmangies së rrezikut që mund të shkaktojnë mjetet plasëse/fishekzjarrët, ku si pasojë e mospërdorimit adekuat të tyre në të kaluarën janë evidentuar incidente me pasoja të rënda, në të kundërtën Policia e Kosovës do të ndërmarr të gjitha veprimet e menjëhershme ligjore kudo që vëren se janë përdorur armë apo mjete tjera të kundërligjshme që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve tanë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img