2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Policia me plan operativ për nesër, aktivizohet 12 orëshi

Referuar zhvillimeve të nesërme, aktiviteteve që mund të realizohen për festimin e “Kurban Bajramit” në Republikën e Kosovës që fillon në orët e hershme të mëngjesit (05:00), si dhe “Vidovdanit” që fillon rreth orës (07:00), në po të njëjtën ditë, Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare nesër më 28.06.2023, ka ndërmarr veprime planifikuese dhe operacionale për menaxhimin e situatës së sigurisë në vend.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë nesër për shkak të Kurban Bajramit dhe Vidovdanit, është shtuar numri i policëve dhe të njëjtit do të punojnë nga 12 orë. “Edhe këtë vit sikurse edhe vitet e kaluara me qëllim që situata të kalojë qetë dhe pa incidente, janë paraparë disa masa dhe objektiva strategjike për implementim gjatë ditës së nesërme”, u tha më herët në njoftimin e policisë.

Referuar planifikimeve policore, menaxhmenti i lartë i PK-së kanë pritur në takim zyrtarë partnerët ndërkombëtar, të cilët i kanë njoftuar lidhur me planifikimet dhe aktivitetet policore për ditën e nesërme, planifikime këto që kanë për qëllim krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, zbatimin e Kushtetutës së RKS-së në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët.

Njëkohësisht Policia fton qytetarët që të festojnë në mënyrë të qetë dhe kërkon mirëkuptim nga pjesëmarrësit në trafik me rastin e ndërprerjes së përkohshme të rrugëve apo korsive përgjatë kohës së festimeve, pasi sipas nevojës do ti ridrejtojë automjetet në rrugë alternative për qarkullim dhe lëvizje pa pengesa./

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img