Në rrugën kryesore në lagjen e Boshnjakëve në pjesën veriore të Mitrovicës, përballë një lokali, aktualisht ndodhen dhjetëra pjesëtarë të armatosur me tyta të gjata të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.
Para këtij lokali ndodhen edhe dy automjete policore, ndërsa jo larg këtij lokali janë vendosur pjesëtarë të policisë së rajonit të Veriut.
Në lokal ndodhen disa pjesëtarë të policisë, të cilët supozohet se nuk janë nga Drejtoria e Rajonit Verior, si dhe doganierë, raporton kossevinfo.
Pas këtij lokali ishin të parkuara dy vetura, një veturë e Policisë së Kosovës dhe një doganier.