Policia e Kosovës ka nisur sot një aksion policor në fshatin Bërnjak të Zveçanit, ku po bastiset një objekt i fabrikës së vidave.
Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Veri, Veton Elshani, i cili tha se prezent gjatë bastisjes është edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
“E kemi kontrolluar këtë objekt disa herë, sot kemi shkuar përsëri, është prezent edhe ministri, Xhelal Sveçla, po shqyrtohet nëse ky objekt i takon AKP-së”, tha Elshani.
Ndryshe, njësitë policore janë vendosur para urës, pranë fabrikës, teksa bastisja po monitorohet me dronë.