Policia e Kosovës ka njoftuar për vazhdimin e aksionit policor në Leposaviq për ‘tregti te ndaluar’ e ‘shmangie nga tarifat doganore’ .
Sipas policisë gjatë kontrollit në marketin e një gruaje janë gjetur dhe sekuestruar nga Dogana e Kosovës mallra ushqimor, kryesisht pije jo alkoolike dhe gjëra tjera ushqimore.
“Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Mitrovicë-Veri, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe ne bashkëpunim me Njësitin Anti-kontrabandë nga Dogana e Kosovës, sot me date 23.12.2023 kenë vazhduar operacionin që kishte filluar me 21.12.2023 në Leposaviq.
Operacioni policor zhvillohet nën dyshimin se janë kryer veprat penale “Tregti e ndaluar ” dhe ,,Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore” .
Gjate kontrollit në depon e një marketi, pronë e të dyshuarës G.T., (viti i lindjes 1968, femër kosovare), janë gjetur dhe sekuestruar nga Dogana e Kosovës mallra ushqimor, kryesisht pije jo alkoolike dhe gjëra tjera ushqimore.
Rasti do të trajtohet në koordinim me organet e drejtësisë dhe Doganën e Kosovës.”, thuhet në njoftim.