Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Ferizaj. Cak i goditjes kësaj radhe kanë qenë motelet e kësaj komune.
Gazeta Insajderi ju sjell pamjet nga vendi i ngjarjes.
Kanë qenë ekipi anti-trafikim me qenie njerëzorë dhe me NJRSH që e kanë zhvilluar aksionin.
Ky aksion është vazhdimësi i planit operativ “Goditja” në nivel Kosovës.
Sonte nga ora 19:00 aksioni është zhvilluar në Ferizaj, ku deri më tani pesë lokalitet janë mbyllur dhe gjashtë janë kontrolluar.
Gazeta Insajderi para pak çastesh solli edhe pamjet e arrestimit të disa personave.