Home Baner Policia mban konferencë në lidhje me sigurinë në trafikun rrugor

Policia mban konferencë në lidhje me sigurinë në trafikun rrugor

Policia sot mban konferencë në lidhje me sigurinë në trafikun rrugor

Numër i madh i aksidenteve po shkaktohen ditë për ditë në Kosovë.

Shumë prej tyre po përfundojnë edhe me fatalitet.

Andaj Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajnë një konferencë për media e cila do t’i dedikohet sigurisë në trafikun rrugor.

Për gjendjen e sigurisë në trafikun rrugor, planifikimet operacionale dhe angazhimet policore në këtë konferencë do të flasin përfaqësues të lart të PK-së.

“Përmes kësaj shkrese zyrtare ju njoftojmë që me 08.06.2021, Policia e Kosovës do të mbajë konferencë për media, e cila i dedikohet sigurisë në trafikun rrugor. Për gjendjen e sigurisë në trafikun rrugor, planifikimet operacionale dhe angazhimet policore në këtë konferencë do të flasin përfaqësues të lart të PK-së”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Kujtojmë që vetëm gjatë të dielës, 5 persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti dhe një vetëaksidenti në trafik.

Exit mobile version