Site icon PrishtinaPress

Policia lokalizon një shtëpi banimi në veri të Mitrovicës, konfiskohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave

Policia sot ka lokalizuar një shtëpi banimi në rrugën “Qeta e Minatorëve”, ku i dyshuari ka pasur pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Rastin për Express e konfirmoi zëdhënësi i Policisë në Veri, Veton Elshani.

“Me daten 09.05.2023 rreth ores 11:00 njesia e hetimeve kunder narkotikeve DRP-Veri e mbeshtetur nga njesit e DRP-Veri pase nje pune hetimore – Operative ka arritur ta lokalizoje nje shtëpi banimi ne Rrugën Qeta e Minatoreve ky i dyshuari kishte pasur paisje per prodhimin e kriptovalutave”, tha ai.

Elshani i tha Gazetës Express se njësitë e Doganës së Kosovës kanë konfiskuar: “Antiminer T9- 16 Copë, Antiminer S9 – 13 Copë, Kartela Grafike 4Gb- 32 Copë, Kartela Grafike 8 Gb- 33 Copë, Poëer Suplyer- 10 Copë”

Exit mobile version