1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Policia lëshon njoftim për arrestimin e Molliqajt: E kërkuam në banesë dhe i lamë ftesë për t’u lajmëruar

Policia e Kosovës ka lëshuar një njoftim pas arrestimit të kreut të PSD-së, Dardan Molliqajt. Policia në njoftimin tha se pos Molliqajt, është arrestuar edhe aktivisti tjetër i PSD-së, Adem Mexhuanin.  

Në njoftimin e lëshuar nga Policia e Kosovës, thuhet se policia e kërkoi në banesë dhe i la ftesë për t’u lajmëruar.

Sipas njoftimit, të dy personat janë përfshirë në sulm ndaj një zyrtari policor ditën e protestës që organizoi PSD-ja kundër rritjes së çmimit të rrymës.

Molliqaj u arrestua në oborrin e T7, pak para intervistës në Pressing ku kreu i PSD-së ishte i ftuar.

I pari i PSD-së u shpall i kërkuar nga Policia e Kosovës pas protestës që u organizua të shtunën kundër rritjes së çmimeve, ku u protestua kundër rritjes së çmimit të rrymës dhe morën pjesë disa mijëra veta.

Molliqaj u shpall në kërkim për shkak të “shuplakës” që kreu i PSD-së ia dha një zyrtari policor gjatë protestës.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

Prishtinë, 01 shkurt 2022 – Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht Njësia e Hetimeve të Përgjithshme sot ka realizuar dy arrestime të natyrës procesorë.

Arrestimi i parë u krye në orët e paradites kur me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u arrestua dhe u dërgua në mbajtje prej 48 orësh i dyshuari;

-A. M, mashkull 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

nën dyshimin e arsyeshëm se i njëjti është përfshirë në rastin e sulmit ndaj personit zyrtar të ndodhur në protestën e datës 29.01.2022.

Arrestimi i dytë u krye në orët e mbrëmjes, në dalje të Prishtinës me ç ‘rast, policia arrestoi të dyshuarin;

-D. M, mashkull 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

për të cilin po ashtu ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti është përfshirë në rastin e sulmit ndaj personit zyrtar të ndodhur në protestën e datës 29.01.2022.

Ndërkohë që policia kishte kërkuar të njëjtin në adresat e banimit dhe nuk e kishte hasur të njëjtit i kishte lënë edhe një ftesë për paraqitje vullnetare por i dyshuari nuk e kishte përfillur.

Pas arrestimit i dyshuari është dërguar në stacionin dhe si vijimësi e hapave të nevojshëm procedural, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img