Sot do të bëhet lansimi i vlerësimit nga kërcënimi i krimeve të rënda dhe krimit të organizuar.
Policia e Kosovës njofton se bazuar në trendet dhe kërcënimet nga krimet e rënda dhe krimi i organizuar, ka identifikuar nevojën për hartimin e dokumentit strategjik “Vlerësimi i Kërcënimit nga Krimet e Rënda dhe Krimi i Organizuar”- SOCTA (Serious Organized Crime Threat Assesment).
“Duke synuar të jemi në hap me dokumentin SOCTA të Europol-it, i cili përmban analiza katër vjeçare, ky vlerësim përfshinë periudhën kohore dyvjeçare 2014-2015 duke e krahasuar me të dhënat paraprake të viteve 2012-2013”, thuhet në njoftim.
Hartimi i dokumentit është përkrahur nga misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Qeveria zvicerane, nëpërmes (DCAF)-Democratic Control of Armed Forces.
Vlerësimi do të lansohet në sallën e re të Administratës së Policisë së Kosovës në Prishtinë, sot në orën 10:00.