Site icon PrishtinaPress

Policia kufitare kap dhjetëra arka me birra të kontrabanduara nga Serbia

Policia kufitare ka kapur dhjetëra arka me birra të kontrabanduara nga Serbia.

Përmes njoftimit, policia ka bërë të ditur se malli i dyshuar nuk kishte asnjë dokument.

“Më datë 11.11.2023 nga njësitet e lartcekura  në brezin kufitar në fshatin Muqibabë kanë identifikuar automjetin Renault (furgon) ngjyrë e bardhë me targa serbe, i cili dyshohet se ishte duke hyrë ilegalisht përmes rrugëve malore nga Serbia në Republikën e Kosovës. I dyshuari mashkull ka tentuar t’i shmanget ndalimit nga autoritetet duke hyrë në një rrugë malore dhe ka braktisë automjetin për të ikur, por pas angazhimeve operative i njëjti është arrit të ndalohet nga policia”.

“Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur të ngarkuara mallra si në vijim:   Birra ”Zajeqarsko“ (34) arka, “Heineken”   (4) arka, “Tuborg”  (11) arka, “Pills” (7) arka, Gjithsej (1120) shishe dhe ujë mineral “bivoda” (9) arka, për të cilin mall i dyshuari nuk kishte asnjë dokument”, thuhet në raportin e policisë.

Exit mobile version