Policia Kufitare e Kosovës ka gjetur sot mbi 6 kilogramë drogë të fshehur nën gurë në Vërmicë.
Lidhur me rastin janë njoftuar njësia e antidrogës në Prizren të cilët së bashku me njësinë e Forensikës rajonale kanë dal në lokacion.
Dyshohet se sasia e substancës së dyshuar si marihuanë ishte fshehur nga persona të panjohur shumë kohë më parë.
Droga e dyshuar e llojit marihuanë ishte vendosur në 11 paketime plastike me ngjyrë të zezë, në peshë të përgjithshme 6 kg e 268 gramë.
Për rastin është informuar prokurori për krime të rënda në Prizren, si dhe për veprimet e ndërmarra policore, ndërsa hetime të tjera janë në proces nga antidroga në Prizren.