Dy vetura të policisë janë kapur në autostradë “me syrin e kamerës” në një rimorkio, të cilat thuhet se janë të importuara jashtë.
Dhe siç mësohet, ato kanë ardhur për të “kapur” drejtuesit e veturave që tentojnë shpejtësinë e madhe në autostradat e Kroacisë, sidomos në kulmin e sezonit turistik.
Sipas mediave kroate, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për veturat Audi RS 6 me 605 kuaj fuqi dhe Audi R8 sportiv me 610 kuaj fuqi.
Këto makina vlerësohet se janë të afta të arrijnë shpejtësi mbi 300 km/orë në mënyrë që të mund të “kapin” çdo makinë.
Kështu projekti tradicional i policisë kroate “Sezoni turistik i sigurt” këtë vit u përforcua edhe në rrugë.
Interesant është fakti se makinat do të drejtohen nga policë të trajnuar special.