Policia e Kosovës gjatë ditës së premte ka konfiskuar pesë armë në raste të ndara në Prishtinë.
Lidhur me rastet, Prokuroria ka intervistuar të dyshuarit dhe me vendim të tyre, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
• Veternik, Prishtinë 28.07.2023 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
• Veternik, Prishtinë 28.07.2023 – 16:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator dhe 24 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.