Home Lajme Policia konfiskon një “mal” me armë në Deçan

Policia konfiskon një “mal” me armë në Deçan

Policia njofton se ka konfiskuar katër armë automatike AK 47, një pushkë gjuetie, një revole, 66 fishekë të llojeve e kalibreve të ndryshme, dy thika dhe një sprej, në Deçan

Njësitet policore në nivelin e Stacionit policor Deçan, gjatë periudhës kohore nga data 01.01.2017, e gjere me date 14.02.2017, nga ana  e zyrtarëve policor gjatë aktiviteteve policore , janë konfiskuar armë dhe municione të ndryshme të mbajtura nga të dyshuarit në mënyrë të kundërligjshme.

Armët dhe municionet e konfiskuara janë : Katër (4) armë automatike AK 47, një(1) pushkë gjuetie, një(1)revole, 66 fishek të llojeve e kalibrave të ndryshëm, dy (2) thika dhe një(1)sprej.

Ndaj të dyshuarve  pas përfundimit të hetimeve nga Njësiti i hetimeve  janë iniciuar raste ‘ Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve’ , konform Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në komunikiatën për media thuhet se armët pa leje në duart e qytetarëve, ende mbesin burim i rrezikut serioz për vetë qytetarët. Policia e Kosovës ka plane të veçanta për konfiskimin e armëve ilegale dhe parandalimin e të shtënave me armë zjarri.

Exit mobile version