Site icon PrishtinaPress

Policia konfiskon një armë zjarri në Skenderaj

Policia ka njoftuar se mbrëmë kanë konfiskuar një armë zjarri te një person në Skenderaj.

“Në cilësi  të provave materiale nga i dyshuari është konfiskuar një armë e llojit “ Zoraki”, një karikator i zbrazet, 40 fishek dhe 15 gëzhoja.  Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari J.SH., 38 vjeçar,  shtetas i Republikës së Kosovës.”

Konfiskimi i armës, sipas policisë, është bërë mbi dyshime të bazuara që dje me datën 21 gusht 2023 në orët  e mbrëmjes në fshatin Llaushë, në shtëpinë  e të dyshuarit J.SH., 38 vjeçar,  kishte aheng dhe kishte pasur të shtëna, ku në vend të ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”.

Njoftimi i plotë:

Policia në Skenderaj konfiskon një armë zjarri

Skenderaj, 21 gusht 2023

Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, mbrëmë kanë identifikuar  një person të dyshuar  nga i cili është konfiskuar një armë.

Konfiskimi i armës është bërë mbi dyshime të bazuara pasi që dje me datën 21 gusht 2023 në orët  e mbrëmjes në fshatin Llaushë, në shtëpinë  e të dyshuarit J.SH., 38 vjeçar,  kishte aheng dhe kishte pasur të shtëna, ku në vend të ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja.

Në cilësi  të provave materiale nga i dyshuari është konfiskuar një armë e llojit “ Zoraki”, një karikator i zbrazet, 40 fishek dhe 15 gëzhoja.  Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari J.SH., 38 vjeçar,  shtetas i Republikës së Kosovës.

Pas  intervistimit, me urdhër të  prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ,, Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “ Përdorim i armës”.

 

Exit mobile version