1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Policia konfiskon mbi 22 mijë euro të padeklaruara në Bërnjak

Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi 22 mijë euro para të gatshme që i ka gjetur në një qese në kabinën e një kamioni në pikëkalimin kufitar në Bërnjak.

Në njoftimin e lëshuar nga Policia thuhet se këto mjete kanë qenë të padeklaruara.

Policia e Kosovës, respektivisht Policia Kufitare, në vazhdën e kryerjes së detyrave përkatëse sipas autorizimeve policore, me datën 06.12.2024 rreth orës 02:20 në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, gjatë një kontrolli të hollësishëm kufitar, në kabinën e një kamioni me targa RKS me vozitës mashkull kosovar, kanë hasur në një qese në 22700 (njëzet e dy mijë e shtatëqind) euro, mjete monetare financiare të padeklaruara (në bankënota prej 100 dhe 200 euro).

Lidhur me rastin mjetet financiare të padeklaruara janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedurë të mëtejme, derisa Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe dukurive të tjera negative dhe vënien para përgjegjësisë së personave, kryes të veprave penale“, shkruhet në njoftim. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img