Site icon PrishtinaPress

Policia konfiskon armë në dy lokacione të ndryshme

Policia e Kosovës ka konfiskutuar dy armë në dy lokacione të ndryshme.

Lokacionet janë brenda Vushtrrisë, ka raportuar Policia.


”Një armë  e llojit pistoletë është konfiskuar gjate ditës së djeshme  në fshatin Reznik të Vushtrrisë,  pasi  që  i dyshuari në rrjetet sociale kishte postuar ku shihej duke shtënë me armë zjarri“, thuhet në njoftim.

“Si rrjedhojë e hetimeve të zgjeruara  në lidhshmëri rastin e parë gjatë ditës së sotme hetuesit policorë në  fshatin Vernicë të Vushtrrisë, kanë  konfiskuar edhe  një arme tjetër  të llojit pistoletë“.

”Në cilësi  të të dyshuarve  janë arrestuar dy persona, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të  dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar  për procedurë të rregullt“, vazhdon njoftimi.

”Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ‘përdorim i armës’, ‘mbajtje në pronësi , kontroll të paautorizuar të armës“, përmbyllet komunita e PK-së.

Exit mobile version