Policia e Kosovës ka konfiskutuar dy armë në dy lokacione të ndryshme.
Lokacionet janë brenda Vushtrrisë, ka raportuar Policia.
”Një armë e llojit pistoletë është konfiskuar gjate ditës së djeshme në fshatin Reznik të Vushtrrisë, pasi që i dyshuari në rrjetet sociale kishte postuar ku shihej duke shtënë me armë zjarri“, thuhet në njoftim.
“Si rrjedhojë e hetimeve të zgjeruara në lidhshmëri rastin e parë gjatë ditës së sotme hetuesit policorë në fshatin Vernicë të Vushtrrisë, kanë konfiskuar edhe një arme tjetër të llojit pistoletë“.
”Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar dy persona, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt“, vazhdon njoftimi.
”Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ‘përdorim i armës’, ‘mbajtje në pronësi , kontroll të paautorizuar të armës“, përmbyllet komunita e PK-së.