Site icon PrishtinaPress

Policia konfiskon 20 patentë shoferë

Policia e Kosovës ka njoftuar se angazhimet në teren me qëllim për të ofruar siguri në trafikun rrugor dhe për të parandaluar aksidentet kanë vazhduar edhe këtë të enjte.

Sipas njoftimit, gjatë zbatimit të detyrave që dalin nga ky urdhër, policia e trafikut dhe ajo e rendit publik, gjatë 24 orëve të shkuara , në të gjitha rajonet e vendit kanë vendosur e zbatuar shumë pika kontrolli për vetura.

Gjithsej bëhet e ditur se janë realizuar 570 pika kontrolli për vetura, me ç’rast për shkelje më të rënda në trafik, ashtu siç parashihet me ligjet në fuqi, policia ka konfiskuar 20 patentë shoferë.

“Policia edhe një herë apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që t’i zbatojnë rregullat dhe shenjat e trafikut në mënyrë që të reduktohen aksidentet rrugore”, thuhet mes tjerash.

Exit mobile version