Policia e Kosovës ka kryer sot një aksion në veri, ku ka konfiskuar një sirenë të alarmit dhe disa zmadhues të zërit.
Lajmin për Kanal 10 e ka konfirmuar zv. drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani ka thënë se këto pajisje kanë shërbyer për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
“Konfirmojmë konfiskimin e një sirene të alarmit dhe 6 zmadhues të zërit në Mitrovica Veri. Kjo sirenë dhe këta zmadhues zëri kanë shërbyer në periudha të ndryshme kohore për të prishje të rendit dhe qetësisë publike” ka thënë Elshani.