Policia e Kosovës përmes një komunikate ka konfirmuar se ka zbuluar laboratorë të sofistikuar për kultivimin e bimëve narkotike, me ç’rast ka arrestuar një person të dyshuar nga Peja.
Sipas policisë, gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit, janë gjetur mjete për prodhimin e bimës të llojit kanabis sativa, transmeton Indeksonline.
Lexoni njoftimin e plotë të policisë:
Në vazhdën e luftës së pakompromis ndaj personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale e në veqanti atyre me substanca të dyshuara narkotike, Policia e Kosovës, respektivisht Njësiti antidrogë në Rajonin e Pejës pas një pune operativo-hetimore si dhe informacioneve të pranuara nga burimet në teren me 02/08/2016 rreth orës 21:00, ka bastisur/kontrolluar shtëpinë dhe pronën e një personi të dyshuar në qytetin e Pejës. Gjatë bastisjes brenda shtëpisë janë zbuluar dy laboratorë të brendshëm të sofistikuar për prodhimin e bimës se llojit Kanabis Sativa i pajisur edhe me sistem të nxehjes, ftohjes, ndriçimit, ventilimit ujitjes etj. Bastisja ka rezultuar edhe me gjetjen edhe një revolje.
Në këtë rast është arrestuar personi i dyshuar me inicialet si më poshtë:
B. H. i lindur me 1966, M/K/SH, Pejë
Si rezultat i operacionit si dëshmi janë sekuestruar:
– Dyqind e njëzet e tetë (228-të) bimë të llojit Kanabis sativa te gjatësisë prej 5 cm deri 2 metra
– Një (1) komplet i plastikëve për mbjelljen e bimëve,
– shiringa,
– Dy (2) termometra,
– Dy (2) kanistër të mëdhenj për ujë të 200 litrave,
– Dy (2) pompa për tërheqje të ujit,
– Një (1) pako me doreza të plastikës,
– Pesë (5) shishe plastike me lëng simulues për bime me mbishkrimin ROOT Stimulator bllom ATAMI dhe Tera lives dhe tera max një litërshe ,
– Një (1) kanistër me mbishkrimin Hesi BLOOM complex, (20 kg),
– Ndriçim i improvizuar me neona 7 copa,
– 29 saksi të plastikes te zbrazëta,
– Një(1) shishe plastike 0.5 L,
– Kanistër plastike 5 litërshe me mbishkrimin Camma PK 13/14, kanistër plastike me mbishkrimin HESI,
– Një (1) palë gërshëre,
– Një (1) marker i zi permanent,
– Dy (2) shishse plastike nje litërshe ATA PK13-14,
– Dy (2) filete të mëdhenj për pastrim të ajrit,
– Tabela elektrike me siguresa,
– Kanistër plastike për ujitje një,
– Flladitëse me rryme 4 copa,
– Pompë për spërkatje e mbushur me pesticide të cekura si me larte,
– Kuti plastike Rhizopon 20 grameshe stekpoeder,
– Kuti plastike 300 ml cilonex,
– Faktur nga Holanda ku janë blere pesticidet e cekura me larte, kabllo elektrike,
– Folie e shtruar ne dysheme për mbajtje te ujit,
– Folie e ngjitur për muri për nxehtësi,
– Pako me folie dhe gyp i folies për ajrosje të papërdorura,
– Kutia e dritave me poqa rezervë të firmës filips,
– Transformator me kabllo i rrymës, trafo për transformator të ndriçimit.
Ndaj personit të dyshuar me vendim të prokurorit është caktuar ndalimi prej 48 orëve për procedurë të mëtejme sipas ligjit. /Indeksonline/