9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Policia konfirmon vetvrasjen e Lulzim Kryeziut, u gjet i varur në villën e tij në Mleqan të Malishevës

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Malishevës, Sheremet Elezaj e ka konfirmuar për IndeksOnline që është gjetur i varur në një objekt të biznesit familjar një person.

Behët fjalë për Lulzim Kryeziun, pronarin e pompave të derivateve ‘Shell Kosova’.

Sipas policisë, i ndjeri i ka dhënë fund jetës në fshatin Mleqan të Malishevës.

Rasti është duke u hetuar.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore”, ka thënë Elezaj për IndeksOnline.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img